• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një festë me miqtë më të shtrenjtë, Arbana Osmani e feston kështu daljen e librit 

Në datë 13 nëntor, moderatorja e njohur, Arbana Osmani pritet të prezantojë librin e saj të dytë për gatime ‘Receta për 5 minuta’ në panairin e librit. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ Arbana ka treguar se tashmë libri ka dalë nga shtypshkronja dhe me këtë rast ka vendosur të festojë me miqtë e saj më të mirë.

Në një ambient të kuruar deri në detaje në shtëpinë e Arbanës, plot drita dhe me një tryezë të kuruar deri në detaje, moderatorja ka treguar se kjo është mënyra se si ka zgjedhur të festojë për këtë projekt plot dashuri.

“Një festë me miqtë e mi më të shtrenjtë dhe me të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt me kaq shumë dashuri”, ka shkruar Osmani krah videove në ‘Instastory’. Me siguri mbrëmja e sotme do i dhurojë Arbanës emocione shumë të veçanta pranë më të dashurve dhe njerëzve që e kanë mbështetur më shumë gjatë kësaj kohe./revistawho.com