• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një e mërkurë e cila i ngjason fundjavës, Xhensila dhe Besi pushojnë së bashku me Ajkën pranë detit

Dita e mërkurë e ka gjetur këngëtaren e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe partnerin e saj, Bes Kallaku pranë detit së bashku me vogëlushen e tyre, Ajka. Ka qenë artistja ajo e cila ka publikuar disa video në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku shfaqet Besi dorë për dore me vajzën e vogël. Në një postim tjetër duket se aktori i njohur është duke shijuar pamjen e detit me vajzën në krahë. Ndërsa pas këtij momenti Xhensila ka publikuar një foto të natyrës të cilës po shijonin.

Ndryshe nga çdo ditë tjetër e ngarkuar me koncerte dhe projekte të rëndësishme që artistët përgatisin, pasditen e sotme dyshja ka zgjedhur të pushojë familjarisht.

Së fundmi Besi ka qenë i angazhuar me xhirimet e filmit të tij më të ri me titull ‘Falco’, ndërsa Myrtezaj ka zbuluar pamje apo video të ndryshme nga koncertet e saj brenda dhe jashtë vendit./revistawho.com