Jo, nuk po e shajmë këngëtaren Enca Haxhia (edhe pse ajo është pak “dreq” në vetvete me provokimet që bën në rrjetet sociale), por “dreq” do të titullohet kënga e saj më e re.
Enca ka zbuluar nëpërmjet rrjeteve sociale se kënga e saj e re, me një titull tërheqës do të publikohet në mars dhe do të jetë një projekt interesant.