• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Një ditëlindje princeshash për Mian, Emina Cunmulaj organizon festën e ëndrrave të çdo fëmije

Emina Cunmulaj është një mama e dedikuar ndaj fëmijëve të saj. Ajo gjithmonë organizon festat më të bukura për vogëlushet e saj dhe gjithmonë ndan pamjet me ndjekësit. Së fundmi, ajo ka publikuar disa video dhe foto ku zbulon pamjet nga ditëlindja e vogëlushes së saj, Mia. Ambjenti gjigand, duket të jetë kthyer në një ylber të vërtetë. Nuk kanë munguar zbukurimet, lodrat, ushqimet, dhe një kështjellë gjigande ajri për fëmijët, të gjitha me ngjyrat e ylberit. Edhe vetë Mia kishte veshur një fustan me një tutu të mbushur me ngjyra. Duke parë këtë organizim të menduar në detaje, me siguri të gjithë fëmijët do kalojnë një ditë shumë të bukur./revistawho.com

CLOSE
CLOSE