• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një darkë me miqtë më të mirë, kush janë artistët që po gatuajnë së bashku me Arbanën sot?

Darkën e sotme moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka zgjedhur ta kalojë mes miqve më të mirë. Ajo ka publikuar pak më parë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ disa video ku shfaqet pranë Alban Skënderaj, Miriam Canit, Dj Oltit dhe partneres së tij, Lori Balaj.

Siç duket dhe nga pamjet ata që janë duke gatuar janë meshkujt, ndërsa vajzat shijojnë verën e kuqe me njëra-tjetrën. Plot të qeshura dhe duke shpjeguar pastat që po gatuanin, Arbana ka zbuluar pamjen e të gjithë shtëpisë. Në një moment në të shfaqet dhe këngëtarja e dashur, Miriami me barkun e rrumbullakosur e ulur në divan. Mesa duket darka e sotme i ngjason atyre të fundjavave të cilat mezi priten. Edhe më parë Osmani ka treguar shpesh se zgjedh t’i mbledhë miqtë e saj për të shijuar disa momente më origjinale duke gatuar dhe duke biseduar së bashku në ambientet e shtëpisë./revistawho.com