Një moderatore e re e cila i fitoi shpejt zemrat e publikut. Ajo i ka të gjitha cilësitë që i duhen një drejtueseje programesh televizive. Flet mirë, buzëqesh, është e lirshme dhe përcjell dashamirësi. Përveç të gjithave Klea Huta është edhe shumë e bukur. Vajza e shumë talenteve që duartrokitet edhe në skenën e teatrit e së fundmi në atë të festivalit, ka realizuar disa foto të reja ku shfaqet thjesht e mahnitshme. Fotografi i talentuar Endrit Mërtiri ka nxjerrë në pah të gjithë bukurinë e Kleas shoqëruar me kompozime plot ngjyrë e energji.