• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një Big Basta i vogël për ‘Halloween’, Liani transformohet si babai i tij

Shumë personazhe të njohur kanë zgjedhur që këtë vit me rastin e “Halloween” t’i maskojnë fëmijët si vetja e tyre. Këtij trendi i është bashkuar edhe Vesa Luma, që ka transformuar djalin e saj njësoj si i ati, Big Basta. Në fakt për këngëtarin kjo ka ardhur si surprizë, pasi ka qenë tërësisht ideja e Vesës. Artistja ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të Lian, në të cilat shihet se i ka vizatuar mjekrën me laps të zi, i ka vendosur një varëse dhe një kapele mbrapsht. Ajo ju ka kushtuar rëndësi të gjitha detajeve për ta bërë sa më të ngjashëm vogëlushin me babain e tij. Bashkangjitur imazheve shumë të ëmbla të djalit, Vesa ka shkruar: “Kjo është një surprizë për ty babi! Gëzuar ‘Halloween-in’ nga Basta i vogël”.

Menjëherë pas publikimit Vesa ka marrë shumë komente nga ndjekësit, të cilët shprehen se kjo është ideja më e bukur që ka gjetur për maskimin e të voglit për ‘Halloween’. /revistawho.com