• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Nike’ zbulon surprizën e radhës, një aktivitet unik merr jetë ditën e nesërme

 

Pas eventit të hapjes së ‘Nike Shop’ në ‘Teg’ pak ditë më parë, një tjetër event do të organizohet nga brendi i njohur që më në fund erdhi edhe në Shqipëri. Ditën e nesërme në orën 11:00, do të marrë jetë aktiviteti që mban emrin ‘Air Max 720 Workshop’.

Me siguri keni vënë re që prej ditësh në profilet përkatëse të Enxhi Nasufit, Kristina Bakiut dhe Françeska Çonikut janë publikuar foto me posterin e eventit, ku janë ftuar të komentojnë të gjithë ndjekësit. Vetëm pak orë më parë, me anë të përzgjedhjes rastësore, të treja vajzat e njohura të ekranit kanë zgjedhur nga tre persona që do të kenë fatin të jenë pjesë e eventit.

E veçanta e ‘Air Max 720 Workshop’ është fakti që të përzgjedhurit me anë të lapsave, ngjyrave dhe materialeve të tjera do të kenë mundësinë të shprehin në letër talentin për personalizimin e atleteve.

I gjithë eventi bazohet në kreativitet e fantazi, ku përveç të tjerave do të ketë muzikë të mirë, surpriza si dhe atlete nga koleksioni i fundit i ‘Nike’, dhuratë për më të talentuarin. Një aktivitet i të njëjtit nivel është zhvilluar në shumë shtete të botës dhe ofron një eksperiencë të mrekullueshme për të gjithë adhuruesit e markës prestigjoze.

Na besoni që kjo eksperiencë nuk duhet humbur dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, prandaj nxitoni. / revistawho.com