• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ngacmon median dhe Kylie-n, reperi i njohur godet me publikimin e tij të fundit

Reperi i njohur, Tyga, ju ka dhënë mediave diçka të re për të folur me postimin e tij më të fundit. Videoja e ish-partneres së tij Kylie Jenner duke i kënduar vajzës së saj u bë virale dhe modelja u komentua si e talentuar në muzikë. Ajo dëgjohet duke kënduar fjalët “Rise and Shine” një mëngjes në shtëpinë e saj. Pas kësaj, Tyga ka provokuar të gjitha portalet mediatike të cilat kanë vendosur ish-çiftin në qendër të vëmendjes për një rikthim bashkë me përshkrimin e fotos që ka publikuar në ‘Instagram’. Ai ka postuar një foto të makinës së tij, një Lamborghini portokalli të shoqëruar me shprehjen “Rise n Shine”, të njëjtat fjalë që modelja i këndoi vogëlushes së saj. Ende nuk ka një informacion të sigurt midis trekëndëshit të dashurisë Tyga, Kylie dhe Travis e mesa duket do na duhet të presim edhe pak për vazhdimësinë e tyre.

View this post on Instagram

Rise n shine

A post shared by T-Raww (@tyga) on