Besojmë se e dini që mbrëmë në Tiranë është mbajtur koncerti, “Ladies pop rock”.
Kjo iniciativë e gazetares Kozeta Kurti bëri bashkë emra të njohur të muzikës shqiptare si, Irma Libohova, Manjola Nallbani, Myfarete Laze, Eranda Libohova, Rovena Dilo, Liljana Kondakçi, Alida Hisku, Orgesa Zaimi, Eneda Tarifa, Kejsi Tola, dhe Marsela Çibukaj.
Të gjitha artistet e shqiptare interpretuan këngë të cilat kanë shenjuar fëmijërinë tonë, por edhe që kanë lenë gjurmë në artin shqiptar.
Artistet kanë postuar gjithashtu edhe foto me njëra-tjetrën në profilet e tyre në Instagram, por ai që na bëri përshtypje ishte fotoja ku Rovena Dilo shfaqet krah Liljana Kondakçi, duke e cilësuar atë si zërin më të ëmbël.