• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga tarraca e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Capital T zbulojnë kuptimin e “Time Capsule”

Tashmë është bëre i ditur fakti se në datën 19 Shtator në sheshin ‘Nënë Tereza’, do mbahet koncerti i reperit Capital T, nën titullin” Time Capsule”. Por për të gjithë ju që nuk jeni të bindur se diçka e bukur ju pret, kryebashkiaku Erion Veliaj ju informon edhe njëherë për detajet mbi eventin me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shfaqet në prezencën e këngëtarit. Të dy nga tarraca e bashkisë së Tiranës shprehen se koncerti do të jetë një “një udhëtim në kohë”. Ata kanë zbuluar se “Time Capsule” quhet kështu pasi ky koncert është një kapsulë e kohës e një pilulë për energji të reja. Kujtojmë se Capital T ka bërë publike dhe shumën marrëmendëse që ka shpenzuar e kjo ka rritur pritshmëritë e publikut.