Sara Hoxha ka zhvilluar një bisedë të këndshme me ndjekësit e saj ku fokus ka qenë shtatzënia me detajet dhe përjetimet e saj në çdo formë. Trashgimtarja e ‘Top Media’ i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj duke shuar kuriozitetin e të gjithëve. Ajo rrëfeu se është në muajin e 7-të pritjes së ëmbël dhe ka shtuar 9 kilogramë deri tani. Gjithashtu me shumë sinqeritet pranoi se sakrifica më e madhe që ka bërë si nënë është fakti që ka lënë pas gjithçka që ka lidhje me veten e saj për fëmijët. Emri i djalit të dytë të çiftit të dashur të showbiz-it gjithashtu është gjetur. Sara pranoi se vendimi për emrin është marrë para se të zbulohej shtatzënia.
Po e ardhmja dhe dëshirat për fëmijë të tjerë? Kësaj pyetjeje Sara ju përgjigj pa droje duke pranuar se dëshiron një familje të madhe si ajo që është rritur, por për vitet në vazhdim do t’i përkushtohet vetëm dy djemve, duke e lënë në plan të dytë zgjerimin e mëtejshëm të familjes. / revistawho.com