Jonida Vokshi është një nga moderatoret më të ëmbla të ekraneve shqiptare. Si të gjithë, këto ditë vere e kanë zhvendosur edhe bukuroshen pranë detit. Destinacionin nuk e dimë ende cili është pasi moderatorja është treguar e rezervuar për të zbuluar shumë.
Megjithatë nga video e fundit që ka publikuar kuptohet fare mirë që Jonida po kalon një kohë shumë të bukur. Eksperienca më e re që ajo ka provuar është udhëtimi me delfinë. Krahas videos së veçantë moderatorja ka shprehur emocionet që ka marrë nga kjo eksperiencë krah qenieve, që jo të gjithë kemi shansin t’i shohim./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BmoD80THftj/?taken-by=jonidavokshiofficial