• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga pushimet familjare, Edi Rama publikon foton më të bukur me Lindën dhe Zahon

Prej disa ditësh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur pushimet së bashku me familjen e tij në Dhërmi. Ashtu si çdo vit Rama po pushon në rezidencën qeveritare dhe këto ditë larg krizës politike duken shumë të qeta për të. Ditën e sotme kryeministri ka publikuar një fotografi shumë të veçantë, të cilën e ka quajtur ‘Insta e ditës’. Në imazhin e publikuar në ‘Instagram’, Rama shihet me bashkëshorten e tij, Linda, duke pushuar në breg të detit dhe marrë rreze dielli. Gjatë kohës që ata shijojnë natyrën, Zaho noton i vetëm, duke treguar se tashmë është rritur dhe nuk ka nevojë për ndihmën e mamit dhe të babit.

Pak javë më parë Zaho festoi 5-vjetorin e lindjes dhe duke qenë se është më i vogli në familje ai vazhdon të jetë më i përkëdheluri nga të gjithë. Deri sa të fillojë sërish puna për kabinetin qeveritar, me siguri babë e bir nuk do të ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri për të zëvendësuar orët e humbura. /revistawho.com