• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga kush është frymëzuar Rina për ‘look-un’ në klipin e saj të fundit?

Videoklipi më i fundit i reperes kosovare, Rina së bashku me Adelina Ismailin me titull ‘Qikat’, i cili ishte një ripunim i këngës ‘Kanagjegji’, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve jo vetëm për rikthimin e një prej ikonave të muzikës, por edhe ‘look-un’ e vajzave në të. Të dyja artistet u shfaqën mjaft në formë dhe tërheqëse, duke e përshtatur pamjen e tyre edhe me klipin për të cilën punuan disa ditë rresht.

Rina u shfaq në një prej skenave të xhirimit e veshur e gjitha me ngjyrë të kuqe, me një ‘body’ latex në ngjyrë të kuqe dhe çizmet në po të njëjtin material. Kjo veshje e reperes u komentua gjerësisht në rrjet dhe u klasifikua si ndër më tërheqëset.

Por duket se e para e cila e ka realizuar këtë ‘look’ është një prej shoqeve të Kylie Jenner, Nikita Dragon, e cila ka publikuar disa pamje që prej muajit maj në vitin 2018. Ajo çfarë ngjason tjetër është dhe skena ku dy vajzat janë fotografuar. Siç kuptohet edhe nga fotot, Balaj është frymëzuar nga ky imazh për ta sjellë në një prej skenave të videoklipit të saj.

Kujtojmë se shpesh herë pamjet e artistëve ndërkombëtarë, shërbejnë si një muzë frymëzimi për të prurë pranë publikut shqiptar skenat më të “nxehta” dhe moderne të kohës./revistawho.com