• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga java e modës në Paris, Armina Mevlani zbulon se si do të duket ajo nuse

Java e modës në Paris vazhdon, ndërsa bloggerja e njohur, Armina Mevlani nuk ka ngurruar të publikojë foto nga pasarelat më të njohura ndërkombëtare duke prezantuar për të gjithë trendet më të fundit të modës.

Së fundmi bukuroshja ka zbuluar me anë të një fotoje nga sfilata e ‘VivienneWestWood’ se si do të duket ajo ditën e dasmës.

“Si do dukem unë nuse”, ka shkruar Mevlani krah fotos ku shfaqet modelja e njohur, Bella Hadid e veshur me një fustan të bardhë të fryrë dhe mjaft ekstravagant. Mesa duket Armina e ka bërë zgjedhjen e saj duke ndjekur një nga sfilatat më të preferuara nga të gjithë stilistët. Edhe më parë ajo ka treguar se rrobat e markës së njohur ‘VivienneWestWood’ kanë qenë një nga gjërat që ka dashur më shumë që kur ka qenë e vogël./revistawho.com