• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga humori në muzikë, aktori i ‘Duplex’ dëshiron të jetë pjesë e ‘Kënga Magjike’

Visjan Ukcenaj njihet si aktori i ‘Duplex’, show-t ku luan disa karaktere të ndryshëm, të cilët pëlqehen shumë nga publiku i gjerë. Sigurisht talenti për aktrim dhe sensi i humorit është i lindur, por së fundmi, Visjanin e kemi parë të prekë edhe një tjetër fushë të artit. Pak kohë më parë ai publikoi këngën e tij të parë “S’ka si ti”, një dedikim për djalin e tij, por siç duket nuk do të mbyllet me kaq.

Pasioni i tij për këngën është aq i madh, sa aktori dëshiron të jetë pjesë e kompeticionit ‘Kënga Magjike’. Këtë detaj e ka zbuluar vetë Visjani si i ftuar special tek programi ‘Ditë për ditë’ në ‘Klan Tv’.

“Dëshira ime është që këngët që do të bëj të kenë një mesazh dhe përmbajtje. Dhe nëse marr pjesë në ‘Kënga Magjike’ do kem një projekt me përmbajtje sociale ose shoqërore”,-u shpreh ai.

Siç duket, Visjani është i vendosur të sjellë një risi në tregun muzikor, pasi këngët me mesazhe sociale në vitet e fundit janë të rralla. /revistawho.com