• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga avioni privat tek veshjet njësoj me shoqet, ky ishte udhëtimi superluksoz i Kylie Jenner

Për të festuar lançimin e linjës së dytë të produkteve ‘Kylie Skin’, Kylie Jenner i dhuroi vetes dhe miqve të saj disa pushime fantastike në ishujt ‘Turks&Caicos’. Lançimi i kësaj linje të dytë përfshinte një locion trupi me arrë kokosi, një ‘scrub’ trupi si dhe një vaj mbrojtës nga rrezet e diellit, të cilat do të dalin në treg në datë 22 korrik.

Përpara se miliarderja të niste udhëtimin e radhës me mikeshat e saj, realizoi disa foto e kombinuar me ngjyrën rozë dhe të bardhë me vajzën e vogël, Stormi. Fotot e Jenner kanë bërë xhiron e rrjetit dhe janë komentuar gjerësisht nga fansat të cilët kanë venë në dukje si çdo herë tjetër format e 21-vjeçares dhe pasurinë marramendëse të saj.

Në shumë prej fotove të publikuara, Kylie ka preferuar të kombinojë çdo veshje me miket e saj më të ngushta, duke u dukur thuajse identike. Kujtojmë se disa javë më parë Kylie lançoi linjën e parë të locioneve për fytyrën, megjithatë të shumtë ishin ata që e akuzuan se vetë miliarderja nuk i përdor këto produkte./revistawho.com