Edhe pse nuk është në formën e tij më të mirë Neymar mbetet një nga futbollistët më të mirë. Por kohët e fundit duket se vëmendja e tij nuk është e gjitha tek futbolli. Mendohet se ai ka filluar një lidhje me modelen Nicole Meyer. Bukuroshja e njohur për format e saj fantastike ka postuar një foto me futbollistin e Barcelonës, duke bërë me dije se po merrnin pjesë në një fushatë. Gjithsesi mediat braziliane kanë aluduar se ata të dy janë duke shijuar një lidhje sentimentale bashkë.