• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nevina Shtylla në shtrat me Florian Agalliun, zbulohet projekti që do t’i bashkojë

Nevina Shtylla do të jetë fytyra e re e programit “Në shtëpinë tonë”. Fotot që vijnë direkt nga studio e xhirimit konfirmojnë se Florian Agalliu do të vijojë të jetë në drejtimin e këtij programi edhe në këtë sezon të tretë.

Në spotin e ri, Nevina dhe Flori duket të ndajnë të njëjtin shtrat, për të paralajmëruar se shtëpitë e të gjithë shqiptarëve do të gjejnë vend në “Top Channel” prej shtatorit.

Programi me autorësi të Renisa Shabanit do të vijë këtë vit i riformatuar dhe në një tjetër fashë orare. Përmbajtja do të vijojë t’i drejtohet të gjitha zonjave dhe zotërinjve që janë të përkushtuar ndaj shtëpisë.

Prej sezonit të parë, “Në shtëpinë tonë” ka ndryshuar disa emra në drejtim, nga Alban Musa, Anjeza Maja dhe Stela Kotri. Të gjithë jemi kuriozë të shohim Nevinën në këtë rol të ri. Aktualisht ajo drejton “Procesi Sportiv” dhe e “E Diell” në “Top Channel”. / revistawho.com