• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Jetë

Nesër ktheheni në punë? Ja si ta përballoni stresin

stress+da+rientro+vacanze

Nesër është dita e parë e punës tuaj pas pushimeve? Keni filluar që sonte të mendoni se orëe tuaja të lumturisë po i vjen fundi?! Duhet të përgatiteni. Lexoni se si:

1.PLANIFIKO NJE RIKTHMI TE EMBEL

Ka nga ata që duan ta shfrytëzojnë deri në sekondën e fundit pushimin e tyre dhe shpesh kthehen në punë me të zbritur nga avioni. Mos e bëni. Kurrë! Keni nevojë për kohë që të lëshoni valixhen në shtëpi, të argëtoheni duke mbushur frigoriferin, dhe pse jo duke ftuar edhe ndonjë mik për darkë, duke bërë lavatriçen e duke dëgjuar shumë muzikë. Pastaaaaj me qetësi, do të mendoni për punën.

  1. BEJ KUJDES ME GJUMIN, ALKOOLIN DHE FEMIJET

Nëse je prind gjej kohë për të vegjëlit e tu. Shpesh të shkosh me pushime me të gjithë familjen kthehet në stres më vete. Ndaj duhet të bëheni elastikë, dhe të gjeni një hapësirë dedikuar vetëm më të vegjëlve, një aktivitet vetëm për ta. Sakaq kujdes, sepse alkooli mund të ndikojë në fizikun tuaj, kështu që filloni t’i ulni dozat pak para kthimit. Dhe, kujdes me gjumin. Erdhi koha që do të duhet të zgjoheni çdo ditë në të njëjtën orë, herët.

  1. TREGOHUNI REALISTE PER RAPORTIN NE ÇIFT DHE UDHËTIMIN

Nëse pushimet tuaja prej 15 ditësh kanë shkuar shkëlqyeshëm, kjo nuk do të thotë se raporti juaj në çift do të vazhdojë të shkojë po aq mirë edhe në shtëpi mes katër mureve. Kjo vlen edhe në rastin e kundërt, sherret e pushimeve mund të rezultojnë krejtësisht të kota në përditshmërinë e marrëdhënies suaj. Pra mos e lidhni më çdo gjë me palmat e mojitot e fshatit turistik ku ishit. Është thjesht një mirazh! Mos mendo asgjë!

  1. PUSHIMET DUHET JENE FRYMEZIM

Përpiquni që entuziazmi, buzëqeshjet tuaja të pazakonta, të jenë një shtysë për t’iu rikthyer jetës së përditshme, normalitetit. Edhe nëse ke marrë ndonjë kilogram më shumë, dorëzohu dhe pranoje. Fillo një dietë por jo nga ato që të marrin me vete në një vorbull depresive.

  1. PUNE TE MBARE 🙂

Leave a Reply

CLOSE
CLOSE