• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse keni mëdyshje se çfarë të vishni, Jonida Maliqi ka një sugjerim tepër interesant për ju

Jonida Maliqi njihet nga publiku përveçse si këngëtare, por dhe për shijen e veçantë që ka në zgjedhjen e garderobës së saj. Këngëtarja ka guxuar gjithmonë në kombinimin e ngjyrave dhe materialeve duke i ndarë ato me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’. Ajo ka treguar se shumë herë ka udhëtuar në vende të ndryshme, për shkak të impenjimeve të saj në këtë fushë, duke sjellë në Shqipëri firmat më të njohura në botë.

Së fundmi 36-vjeçarja ka publikuar një video ku ka pohuar se ka veshur një kostum për meshkuj. Ajo ka shtuar se nuk e ka aspak problem këtë pjesë dhe se shpesh herë ka gjetur atë çfarë ka dashur në sektorin e meshkujve, për aq kohë sa ndihet rehat dhe pastër.

Një detaj tjetër që Jonida ka zbuluar së bashku me videon është fakti se ajo përdor një parfum që është për të dyja gjinitë. Pra nëse keni mëdyshje se çfarë të vishni apo çfarë parfumi të përdorni, Maliqi sapo ju dha një këshillë tepër të vlefshme, mjafton që të ndiheni mirë me të.

Kujtojmë se këngëtarja ka vetëm pak ditë që është kthyer nga festivali i përvitshëm i ‘Eurovision’, aty ku dhe shkëlqeu me performancën e saj me këngën ‘Ktheju Tokës’./revistawho.com