• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse jeni ‘fanse’ e ngjyrës së zezë duhet të shikoni me patjetër kombinimet e Jonida Vokshit

Jonida Vokshi është një nga prezantueset më të ëmbla të platformës ‘Digitalb’. Prej disa vitesh ajo ka moderuar emisione te ndryshme në ekran si: ‘Thurje’ apo ‘Personale’, me të cilin u shfaq sezonin e fundit.

Bukuroshja ndan shpesh me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, foto të ndryshme nga momentet e punës dhe përditshmëria, ku duket gjithmonë shumë në formë dhe tërheqëse.

Nëse do të shikoni me vëmendje fotot e Jonidës, do të kuptoni se ndër ngjyrat e saj të preferuara është e zeza. E veshur me kostum serioz, fustan modern apo dhe sportive, Vokshi preferon gjithmonë të zgjedhë ngjyrën e zezë.

Nëse jeni një fanse e të njëjtës ngjyrë, ju duhet vetëm të shihni fotot më poshtë për të kuptuar se si mund t’i kombinoni të gjitha herët kur e gjeni veten tek e zeza./revistawho.com