• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse doni t’i dhuroni fëmijëve tuaj verën më të paharrueshme, ju prezantojmë mundësinë e artë

Klea Huta dhe Elgit Doda kanë prezantuar mundësinë e artë për çdo fëmijë. Tashmë të gjithë jeni njohur me “Klea Huta Academy”, vendi perfekt për çdo fëmijë që ka prirje në arte dhe do të hedhë hapat e parë drejt suksesit.

Pas lançimit të akademisë ku stafi profesionist i perkushtohet fëmijëve me kohë të plotë, Klea dhe Elgiti kanë prezantuar “Summer Camp 2019”, mënyra më e mirë që fëmija juaj të kalojë një verë të bukur.

Kampi veror do të organizohet në malin e Dajtit, pranë natyrës dhe freskisë për 10 ditë dhe 9 netë. Në aktivitete përfshihen: animatorë profesionistë, lojra argëtuese dhe edukuese, kinema, shfaqje të organizuar nga vetë fëmijët, eskursione dhe shumë mënyra të tjera për t’ju dhuruar të vegjëlve kujtime të paharrueshme. Vlen të theksohet se çdo grup do të jetë i mbikqyrur me kujdestarë profesionistë.

Fëmijët duhet të jenë në moshat 9-14 vjeç. Për regjistrime mund të kontaktoni në numrin e lançuar në video.

View this post on Instagram

Çfarë do bëjë fëmija yt këtë verë?! Zgjidhjen më fantastike e kemi vetëm ne! ⛺️ 10 ditë dhe 9 netë të mrekullueshme që do të kthehen në pushimet më të bukura të fëmijës tuaj! Aventura nga më të ndryshmet Një eksperience e jashtëzakonshme Në natyrën e mrekulluesheme të Dajtit në ambientet e “Dajti Paradise”! ⛰ Klea Huta Academy “Summer Camp 2019” e mbështetur nga “Bashkia Tiranë” “Intersig” mundësojnë për fëmijët tuaj: Animatorë profesionistë, kujdestar për çdo grup, lojëra argëtuese dhe edukuese, kërcim grupi, banse, quize, “gjetje thesari”, punë në grup (edukative & rikreative), intervista me të ftuar VIP, eskursion në “Dajti Adventure Park”, kinema dhe në mbyllje një spektakël i drejtuar dhe ideuar nga vetë fëmijët , dhe shumë e shumë surpriza të tjera… Regjistrimet kanë filluar, nxito të jesh ti personi me fat! Për moshat nga 9-14 vjeç Klea Huta Academy “Summer Camp” 2019 🦉 ⛺️ [email protected] 069 278 28 78 Video by @xhorxho_kita

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

Nëse doni që fëmijët tuaj të kalojnë disa ditë plot argëtim dhe të krijojnë kujtimet më të bukura me bashkëmoshatarët, kjo është mundësia e duhur. /revistawho.com