• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse doni të dukeni bukur dhe të ndiheni rehat, atëherë mjafton të shikoni këtë ‘look’ të Rihanna-s

Ylli i njohur i muzikës ndërkombëtare, Rihanna ka tërhequr shpeshherë vëmendjen e mediave jo vetëm për shkak të projekteve të saj muzikore apo jetës private, por dhe ‘look-ut’ për të cilin ka treguar gjithmonë shumë kujdes.

Së fundmi ajo është fotografuar teksa ka mbërritur në New York me një valixhe të zezë dhe veshje në po të njëjtën ngjyrë. 31-vjeçarja kishte zgjedhur të kombinonte një kostum sportiv me taka plot shkëlqim dhe xhup në ngjyrë të zezë.

Me flokët gërsheta dhe syzet e vendosura, Rihanna ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithë paparacëve, të cilët e kanë kapur këtë moment. Komentet e fansave në rrjetet sociale kanë qenë si çdo herë tjetër pozitive, duke theksuar se sipas tyre ajo është mbretëresha e këtij stili.

Kujtojmë se prej disa kohësh tashmë Rihanna ka vendosur të mos sjellë asnjë projekt muzikor, duke ju dedikuar plotësisht raportit me miliarderin Hassan Jemeel./revistawho.com