• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëse doni të dini se cilat janë ngjyrat e preferuara të Kiarës, mjafton të shihni këto foto

E ëmbël dhe mjaft tërheqëse, Kiara Tito ka ditur se si t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit e saj. Së fundmi moderatorja është angazhuar edhe në kanalin në ‘Youtube’ me ‘vlogun’ personal. Momentalisht Kiara ndodhet në Itali, nga ku ka ndarë dhe disa pamje të ndryshme me fansat në rrjetet sociale. Në njërin postim me bluzën ngjyrë rozë dhe beretin në kokë, në tjetrin e veshur sportive duke pozuar në rrugët e Venecia-s, Tito ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Pak më parë Kiara ka publikuar një foto me fustanin e shkurtër në ngjyrë të bardhë, ku dallohet se ka një ‘look’ të kuruar deri në detaje. “Shiko tek ajo tani”, ka shkruar moderatorja krah postimit më të fundit, duke shkëputur tekstin e këngës së Selena Gomez për mbishkrimin e fotos.

Nga postimet e ndryshme, duket se Kiara i preferon shumë ngjyrat e tokës, për të cilat kujdeset t’i ketë gjithmonë pjesë të grimit të saj. Kujtojmë se prej kohësh Tito drejton programin ‘Doktor Plastik’ në ‘Tv Klan’, ku trajtohen ndërhyrje të ndryshme kirurgjikale të njerëzve./revistawho.com