• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nënë për herë të tretë, Jorida Tabaku zbulon gjininë e fëmijës

Jorida Tabaku, ish-deputetja e Partisë Demokratike është në pritje të fëmijës së tretë. Lajmi emocionues për familjen e politikanes u bë i ditur nga mediat pak ditë më parë. E ftuar në një program në ‘News 24’, Jorida ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret, i cili këtë herë është djalë. Pas 2 vajzave binjake, Iris dhe Arba që erdhën në jetë në 2017-ën, ish-deputetja do të sjellë në jetë së shpejti edhe një vëlla për motrat më të mëdha. Shtatzënia është ende në fazat e hershme, kështu që pritja do të zgjasë edhe pak. /revistawho.com