• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nënë për herë të dytë? Çiljeta zbulon planet për të ardhmen dhe një nga dëshirat e saj më të mëdha

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Çiljeta, ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Mirage’, ku ka treguar për jetën e saj private dhe planet e së ardhmes. E pyetur për dashurinë, ajo ka pohuar se tashmë ka gjithçka çfarë dëshiron në jetë. 34-vjeçarja ka folur hapur dhe për planet e saj për ta bërë Fernandon me një vëlla ose motër dhe për të pasur shumë fëmijë në të ardhmen.

“Pa diskutim që po, kam qenë vajzë e vetme dhe e kam vuajtur këtë pjesë kështu që kam dëshirë që në jetën time të kem shumë fëmijë, kështu që në të ardhmen si dihet asnjëherë”-, ka pohuar këngëtarja lidhur me planet e saj për një familje më të madhe në të ardhmen.

Më pas ajo ka treguar si ndihet momentalisht, lidhur me jetën e saj private dhe jo vetëm. “Ndihem e plotësuar dhe e lumtur. Për mua kjo është e rëndësishme, një femër kur ndihet e lumtur dhe e plotësuar ka çdo gjë”,- vazhdoi të rrëfente Çiljeta gjatë intervistës së dhënë.

Ajo shtoi gjithashtu se shumë shpejt do të sjellë të tjera projekte muzikore për të gjithë ndjekësit e saj në muzikë, por nuk ka zbuluar detaje të tjera./revistawho.com