• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëna e saj feston ditëlindjen, Dua Lipa publikon kujtimet më të bukura me të nga fëmijëria

Dua Lipa ka një lidhje shumë të ngushtë me prindërit e saj dhe përtej marrëdhënies së zakonshme, këngëtarja shqiptare ruan raporte gati miqësore me nënën dhe babain. Ata i janë gjendur gjithmonë pranë dhe duket se nga të dy Dua ka marrë tiparet më të bukura. Këtë gjë e kanë vërtetuar disa foto që ajo ka publikuar ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së nënës së saj. Dua ka hapur arkivin e fotove të familjes dhe ka publikuar në ‘Instagram’ disa nga kujtimet më të bukura që ka me nënën e saj nga fëmijëria. Në njërën prej tyre nëna e Duas, Anesa shihet e veshur me një kostum tradicional shqiptar. Përkrah fotove të postuara këngëtarja ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen mbretëresha e botës sime. Numri 1 i imi përgjithmonë. Të dua më shumë se ç’mund të shprehin fjalët. Tani le të kërcejmë!”.

Kujtojmë se prindërit e artistes me origjinë shqiptare janë larguar nga Kosova që në vitin 1992 dhe Dua ka lindur në Londër. /revistawho.com