Bashkëshortja e aktorit të njohur, Tom Hanks, Rita Wilson është një nga personazhet më të pëlqyera të ‘Hollywood-it’. Ajo ka një karrierë të suksesshme si aktore, këngëtare dhe tekstshkruajtëse. Së fundmi, Rita ka zbuluar nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ se në fakt, ajo ka prejardhje shqiptare. Aktorja ka bërë një dedikim për nënën e saj, ku ndër të tjera ka zbuluar se ajo ka jetuar në një fshat midis Greqisë dhe Shqipërisë, pra është çame.
https://www.instagram.com/p/BxXvracHu04/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=yw3n9ve561xb
“Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë luftës nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëllohej e të linte çdo gjë pas. Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t’i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë bukë me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës”, ka shkruar aktorja. Siç kuptohet, nëna e saj ka jetuar në një periudhë jo shumë të mirë në Shqipëri dhe për të pasur një jetë më të mirë, i është dashur të largohet jashtë vendit.