• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nëna e Luana Vjollcës fansja më e madhe e saj, e imiton deri në lëvizjet më të vogla

Motrat e familjes Vjollca kanë një lidhje shumë të ngushtë me nënë e tyre Marien. Dy vajzat e njohur, Marina dhe Luana publikojnë herë pas here foto me të, e cila ka qenë mbështetja më e madhe e tyre që nga hapat e parë të karrierës.

Madje duket se nëna është dhe fansja më e madhe e tyre, sidomos e Luanës që së fundmi i është dedikuar plotësisht muzikës. Luana ka publikuar në ‘Instagram’ një video të nënës, që shihet duke dëgjuar këngën e saj“Sonte” në makinë. Gjatë kohës që drejton automjetin nëna e moderatores këndon dhe njëkohësisht imiton deri në detaje lëvizjet e së bijës në videoklip. Kjo video e ka kënaqur shumë Luanën, ndaj ka vendosur ta ndajë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’. “Kjo është video më e bukur në botë që kam marrë! Se e kam mamin garipe. Shih dorën në fund si unë”, ka shkruar Luana me shaka.

Kujtojmë se “Sonte” është kënga më e fundit e Luana Vjollcës në bashkëpunim me Ramadan Krasniqin dhe pavarësisht së ka kaluar vetëm një muaj nga dita e linçimit është kthyer në hitin e ‘club-eve’ të natës. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE