• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në të mirë e në të keq, Hailey Bieber i del në mbrojtje Justin pasi publikoi historinë e tij të sëmundjes

Hailey Bieber nuk po qëndron në heshtje pas publikimit të lajmit se Justin Bieber u infektua nga sëmundja “Lyme”.

Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtari para disa orësh dhe që atëherë postimet mbështetëse ne “Twitter” nga Hailey nuk kanë munguar.
“Për të gjithë ata që po mundohen ta përbaltin intesitetin e sëmundjes Lyme, ju lutem bëni disa kërkime dhe dëgjoni histori të personave që kanë vuajtur me të ndër vite. Të bërit humor dhe të mposhturit një sëmundje që nuk e kupton nuk është asnjëherë zgjidhja, gjithçka kërkohet është të edukoni vetveten”, shprehet modelja.

Sëmundja Lyme është një infeksion i cili përftohet nga kafshimi i këpushave. Në bazë të Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve përafërsisht 300,000 mijë individë preken nga Lyme çdo vit. Nëse nuk trajtohet në kohën e duhur mund të shpërndahet në zemër, kyçe dhe në sistemin nervor.

Gjithashtu në një tjetër postim Hailey Bieber falenderoi disa personazhe të njohur si Yolanda Hadid dhe Avril Lavigne të cilat kanë kaluar të njejtën sëmundje dhe kanë shpërndarë informacion mbi Lyme duke qartësuar shumë pyetje.