• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Në të gjitha kinematë e Europës”, Ermal Mamaqi zbulon datën e publikimit të projektit më të ri kinematografik

Pak ditë më parë, moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi, bëri të ditur se shumë shpejt do të sillte një tjetër projekt kinematografik me titull ‘I Love Tropoja’. Me anë të postimeve të ndryshme në llogarinë në ‘Instagram’, Ermali tregoi se xhirimet vazhdonin, duke zbuluar dhe një sërë emrash të njohur nga ‘showbiz-i’ shqiptar, të cilët do të jenë pjesë e këtij projekti. Ndërsa ditën e sotme Mamaqi ka treguar për të gjithë se kur do të lançohet filmi në kinematë brenda dhe jashtë vendit, duke qenë se fansat po e presin me padurim.

“I Love Tropoja, filmi. 2020 në të gjitha kinematë e Evropës. Dita 7 duke xhiruar”, ka shkruar Mamaqi krah postimit ku kanë nisur menjëherë komentet e ndryshme nga ndjekësit e tij.

Aktori nuk ka bërë të ditur diçka më shumë rreth datës ekzakte të publikimit të filmit, megjithatë këtë mund të na i zbulojë vetë Ermali pasi xhirimet dhe puna në produksion të kenë përfunduar./revistawho.com