• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në pushime me njerëzit më të dashur, Jonida Shehu zbulon portretin më të bukur familjar

Moderatorja e njohur, Jonida Shehu duket se është duke shijuar pushimet më të bukura pranë njerëzve më të dashur të saj, vajzës dhe partnerit. Ajo ka ndarë pak më parë në llogarinë në ‘Instagram’ portretin më të bukur familjar, ku shfaqen duke shijuar rrezet e diellit në një destinacion larg Shqipërisë.

“Më falni që nuk kam postuar. Kemi qenë shumë të zënë duke bërë qejf”, ka shkruar Jonida bashkangjitur fotos së publikuar, e cila ka marrë menjëherë shumë pëlqime. Mesa duket Shehu është duke u kujdesur të çlodhet plotësisht pak para se sezoni i ri televiziv të nisë dhe ta sjellë sërish pranë ekranit për të gjithë teleshikuesit./revistawho.com