• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Në premierën e filmit të saj më të ri, Jennifer Lopez duket si një tjetër person me ‘look-un’ e ri

Prej kohësh Jennifer Lopez ka prezantuar filmin e saj më të ri me titull ‘Hustlers’. Filmi do ketë një kast aktorësh me emra të njohur për publikun anë e mbanë botës, ndër to sigurisht dhe vetë aktorja e njohur. Mbrëmjen e djeshme ka qenë premiera e filmit dhe Jennifer ka mahnitur me paraqitjen e saj shumë ndryshe nga si e kemi parë zakonisht. Ajo kishte çelur ngjyrën e flokëve duke u futur akoma dhe më shumë në grupin e biondeve. Përsa i përket modelit, ajo i ka prerë deri në gjatësinë e qafës, duke ndryshuar pamje totalisht. Për grim ajo kishte vendosur të bënte diçka të thjeshtë, duke ia lënë të gjithë shkëlqimin fustani. Veshja që kishte zgjedhur ishte një fustan në stil princeshe me një ngjyrë të verdhë që tërhiqte vëmendjen e gjithë të pranishmëve. Jennifer di se si të kthehet në kryefjalën e mediave me paraqitjet e saj në çdo event, pavarësisht se gjithmonë zgjedh një ‘look’ jo shumë të ekzagjeruar./revistawho.com

View this post on Instagram

What a night!!! #hustlersmovie

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

View this post on Instagram

Premiere time!! #TIFF #hustlersmovie

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on