• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në mbyllje të sezonit, Arbana Osmani zbulon disa nga momentet më të veçanta në punë pas kamerave

Sezoni i tretë i ‘Dua të të bëj të lumtur’ është drejt fundit dhe këtë e ka zbuluar dhe vetë Arbana me anë të postimeve të ndryshme në ‘Instagram’. Pak më parë moderatorja shumë e dashur për publikun ka ndarë me ndjekësit e saj disa nga momentet e punës gjatë këtij sezoni. Duke rikujtuar dhe njëherë momentet e lodhjes, vizitat e veçanta në studio, mesazhet e mbërritura, surprizat e stafit, ‘selfie-t’ e ndryshme, xhirimet e para, veshjen e saj të preferuar apo regjistrimin e parë, Osmani i ka ftuar të gjithë me anë të këtyre kujtimeve të përjetojnë emocione të tjera mbrëmjen e sotme.

Kujtojmë se e shtuna e sotme rezervon shumë surpriza dhe më e madhja do të jetë ajo për të zonjën e shtëpisë, vetë Arbanën. Faqja e programit ka zbuluar se sot njerëzit do të njihen me historitë më të veçanta dhe se si i ka ndryshuar jeta këtyre njerëzve pas takimeve plot emocion në program./revistawho.com