Ermal Fejzullahu është baba i tre fëmijëve dhe ka treguar se është shumë i përkushtuar ndaj tyre. Ai ka një lidhje shumë të ngushtë me ta dhe siç duket Ermali ka filluar që t’i drejtojë në rrugën e artit. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kënduar për herë të parë përkrah vajzës së tij të vogël, Era. Babë e bir kanë realizuar “duetin” e parë mes tyre me këngën e Dhurata Dorës dhe Soolking, “Zemër”. Pavarësisht se Era është e vogël, duket se muzikën e ka pasion njësoj si babai e gjyshi i saj. Pas publikimit të videos komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, të cilët thoshin se Era ka një zë shumë të bukur dhe se “dardha bie nën dardhë”.
https://www.instagram.com/p/BwlyHvLhuw8/
Nuk dihet se çfarë do ndodhë në të ardhmen, por nëse Era vendos të bëhet këngëtare me siguri mbështetjen e babi Ermalit do e ketë në çdo kohë. Kujtojmë se bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Ariana Fejzullahu është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt ata do të bëhen prindër për herë të katërt. /revistawho.com