• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Në ditën zyrtare të grave shtatzëna, moderatorja shqiptare kujton momentet më të bukura të pritjes së ëmbël

Sot është dita zyrtare e grave shtatzëna dhe të gjitha ato vajza që presin të bëhen nëna, kanë festuar në mënyrën e tyre. Moderatorja shqiptare, Fiori Dardha, ka vendosur ta ‘festojë’ duke kujtuar dhe njëherë ndjesitë që ka përjetuar gjatë pritjes së ëmbël dhe me siguri me fjalët e saj, janë dakord dhe shumë nëna të tjera. “Sot qenka Dita Botërore e Grave Shtatzëna! Nuk do i harroj kurrë ndjesitë që kam provuar kur prisja të vinte në jetë Abeli! Pritja e ëmbël është një kokteijl gëzimi, krenarie, padurimi, pasigurie e ankthi. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë, se jo çdokush që sjell në jetë një fëmijë mund të bëhet nënë. Kot nuk thonë “Nënë e baba janë ata që tē rrisin”! Të jesh prind, është misioni më i bukur dhe më i vështirë në jetë! Uroj me shpirt që të gjitha vajzat e gratë të kenë mundësi të bëhen nëna”, ka shkruar moderatorja krahas fotos ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Fiori e ka treguar gjithmonë se ka një lidhje të fortë me familjen e saj, sidomos me djalin dhe ky postim e vërteton këtë gjë më së miri./revistawho.com

View this post on Instagram

Sot qenka Dita Botërore e Grave Shtatzëna! Nuk do i harroj kurrë ndjesitë që kam provuar kur prisja të vinte në jetë Abeli! Pritja e ëmbël është një kokteijl gëzimi, krenarie, padurimi, pasigurie e ankthi. Kush nga ju është në pritje të ëmbël? Djalë apo vajzë? Si po e përjetoni këtë periudhë? 😊 Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë, se jo çdokush që sjell në jetë një fëmijë mund të bëhet nënë. Kot nuk thonë "Nënë e baba janë ata që tē rrisin"! Të jesh prind, është misioni më i bukur dhe më i vështirë në jetë! Uroj me shpirt që të gjitha vajzat e gratë të kenë mundësi të bëhen nëna! 🙏 #fioridardha #8yearsago #pregnat #worlddayofpregnancy

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha) on