• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në ditën më të rëndësishme, Stresi ju dedikon prindërve fjalët më të bukura

Stresi ka treguar gjithmonë se ka një lidhje shumë të ngushtë me prindërit e tij, sepse ata e kanë mbështetur në çdo moment të jetës. Dita e sotme ka qenë mjaft e rëndësishme për prindërit e reperit, ndaj ai nuk ka nguruar t’ju dedikojë disa fjalë në rrjete sociale. Nëna dhe babai i Stresit kanë festuar sot 43 vite martesë dhe me siguri urimi i djalit të tyre duhet të ketë qenë më i bukuri për ta. Reperi ka publikuar në ‘Instagram’ dy fotografi të prindërve, njëra prej të cilave është realizuar shumë kohë më parë dhe tjetra në ditët e sotme. Përkrah fotove të tyre Stresi ka shkruar: “Sot 43 vite bashkë. Wow! Faleminderit Krijuesi ynë që më dhe në jetë këta prindër! Të jam mirënjohës deri ditën time të fundit”.

Pas publikimit të fotove Stresi ka marrë shumë urime nga ndjekësit e tij, të cilët shprehen se prindërit duhet të shërbejnë si një shembull në jetë edhe për reperin. /revistawho.com