• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në ditën e lindjes së Hailey-t, Justin ka një kërkesë publike për të

Justin Bieber i dedikoi fjalët më të ëmbla të dashurisë, partneres së tij, Hailey Bieber në ditën e ditëlindjes. Me anë të dy fotove të shkëputura nga ceremonia martesore, këngëtari e uroi modelen duke i shkruar një urim mjaft special.

“Gëzuar ditëlindjen zemër. Ti më bën të jem më i mirë çdo ditë. Mënyra se si e jeton jetën është kaq tërheqëse. Ti më ngre lart çdo ditë”, ka shkruar Justin krah postimit ku ka shtuar se dëshiron që shumë shpejt të ketë fëmijë me Hailey-n.

Kjo nuk është hera e parë kur këngëtari tregon publikisht se dëshiron të ketë një familje të madhe me partneren e tij. Kujtojmë se ata organizuan një ceremoni martesore mjaft elegante në datën 30 shtator të këtij viti, e cila bëri bashkë miqtë dhe familjarët e dyshes./revistawho.com

CLOSE
CLOSE