• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në ditën e grave Irma Libohova kujton nënën e ndjerë: Sot më mungon më shumë se kurrë

Ditën e sotme në mbarë botën festohet dita e gruas dhe përveç urimeve të gjithë sjellin në mend edhe gratë që na kanë frymëzuar gjatë jetës. 8 marsi në veçanti u dedikohet nënave, ndaj sot një pjesë e atyre që nuk i kanë pranë zgjedhin të kujtojnë momentet më të bukura me to. Pavarësisht se është ditë feste për të gjitha gratë, për Irma Libohovën duket se është edhe paksa e trishtë. Pak kohë më parë nëna e këngëtares ndërroi jetë dhe në këtë ditë Irma i ka dedikuar disa fjalë shumë prekëse. Ajo ka publikuar në “Instagram” një video të nënës, në të cilën dëgjohet teksa flet me krenari për Irmën si këngëtare, nënë, vajzë dhe motër e mirë.

“Sot është festa e nënës e si grua, si nënë unë uroj: Gëzuar! Sot urohet dhe nuk ka vend për lot. Sot në këtë ditë më shumë se kurrë më mungon mamushja ime, por me të gjitha këto që ti thua, unë krenohem me ty se ty të pata modelin më të mirë të jetës sime”, – ka shkruar këngëtarja bashkangjitur videos. Irma dhe Eranda kanë pasur një lidhje shumë të ngushtë me nënën e tyre dhe kujtimet me të janë të shumta. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE