• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Në ditëlindjen e saj të 21-të, Scott Disick i blen të dashurës makinën luksoze

Scott Disick dhe Sofia Richie kanë një marrëdhënie shumë të mirë bashkë dhe këtë e tregojnë shpeshherë nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’. Modelja ka festuar ditëlindjen e saj të 21-të së fundmi dhe siç mund ta mendoni, dhurata nga Scott ka qenë diçka madhështore. Ajo ka publikuar në ‘Instastory’ pamjet e makinës luksoze Aston Martin, me një fjongo gjigande sipër, gjithçka dhuratë nga i dashuri i saj. Sofia është emocionuar shumë nga kjo dhuratë, gjë që mund të kuptohet edhe nga videot e publikuara. Lidhja e Scott me modelen e njohur është komentuar shpesh për diferencën e moshës mes tyre, por duket se të dy janë të lumtur me njëri-tjetrin dhe mosha nuk është aspak problem për ta./revistawho.com