• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në dedikimin për Afronën, Blero zbulon pamjet e shtëpisë luksoze

Pak ditë më parë këngëtari i njohur Blero Muharremi kurorëzoi dashurinë me partneren e tij, Afrona Dika. Dyshja publikoi edhe në rrjetet sociale momente të ndryshme nga dasma e tyre, duke vallëzuar dhe shkëmbyer puthje, duke treguar për të gjithë se ishin duke përjetuar momentin më të bukur në jetën e tyre.

Fill pas ceremonisë Blero dhe Afrona kanë nisur jetesën bashkë në shtëpinë e re, e cila sipas ‘Prive’ ka kushtuar 300.000 eruo.

Çifti e ka blerë shtëpinë në kompleksin ‘Diamond Rezidencë’ në periferi të Prishtinës. Ky kompleks është cilësuar si ndër më të kushtueshmit dhe njihet si një zgjedhje e shumë personazheve të tjerë nga ‘showbiz-i’ për të jetuar atje.

Ndërsa së fundmi Blero ka zbuluar një pjesë të pamjes brenda saj, nga ku dallohet pishina tepër e madhe. “Më mungon zemër”, ka shkruar Muharremi krah fotos ku ka etiketuar dhe bashkëshorten e tij.

Me siguri në ditët në vazhdim dyshja do të publikojë pamje të tjera të folesë së tyre të dashurisë, duke i surprizuar të gjithë me arredimin e saj./revistawho.com