• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Në 35-vjetorin Emina tregohet realiste: E kam menduar moshën si diçka të frikshme

Sot Emina Çunmulaj feston 35-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të shënuar ka bërë një bilanc të jetës së saj. Pavarësisht se vitet kalojnë modelja shqiptare e konsideron veten të re në shpirt dhe ndihet me fat për gjithçka që jeta i ka dhuruar. Gjithsesi ashtu si shumëkush ajo ka treguar se moshën e ka parë gjithmonë si diçka shumë të frikshme. “E mendoja moshën si diçka të frikshme dhe po bëj shaka me veten se jam plakur, por ndihem e bekuar me gjithçka që Zoti më ka dhënë dhe vazhdon të më jap”, ka shkruar Emina në një postim në ‘Instastory’.

Jo të gjithë i pranojnë lehtë kalimet e viteve, por mesa duket Emina e ka kuptuar se askush nuk mund t’ju shmanget stadeve të ndryshme të jetës. Megjithatë për modelen shqiptare duket se koha ka mbetur në vend, sepse ajo vazhdon të jetë po e njëjta në pamje ashtu siç ka qenë edhe në vitet e para kur u bë e famshme. Kujtojmë se tashmë Emina ka krijuar një familje me Sam Nazarian dhe është nënë e dy vajzave, Ella dhe Mia. /revistawho.com