• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në 2 vjetorin e djalit, Vedat Ademi zbulon portretin më të bukur familjar

Vedat Ademi ka zgjedhur që ditën e sotme t’i dedikojë fjalët më të ndjera vogëlushit të tij, Eren, i cili ka mbushur 2-vjeç. Me anë të disa fotove në ‘Instagram’ këngëtari ka vendosur të tregojë emocionet e ditës së sotme, teksa familja ka festuar ditëlindjen e Eren.

“Gëzuar ditëlindjen e dytë shoku im i vogël Eren, u befsh 100 vjeç e ashtu siç na e mbush zemrën me gëzim çdo ditë, ashtu paç dhe jetën e gëzuar e u bëfsh i mbarë. Mami, babi dhe Joni të duam shumë. Falemiderit zot”, ka shkruar Ademi krah postimit ku ka shtuar se është një baba çunash.

Në fotot e publikuara shfaqet Vedati së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy djemtë, duke pozuar të qeshur përpara aparatit në ditën e lindjes së më të voglit të familjes. Pas këtij momenti nuk kanë munguar as urimet nga kolegët dhe miqtë e këngëtarit, të cilët kanë lënë komentet e tyre në këtë ditë speciale për këngëtarin./revistawho.com