• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në 15-vjetorin e ‘Digitalb’, Jul Deda kthehet pas në kohë dhe kujton momentet më të bukura

Dita e sotme është mjaft e rëndësishme për platformën më të madhe televizive ‘Digitalb’, sepse përkon me 15 vjetorin e krijimit të saj. Këtij përvjetori ‘Digitalb’ i ka kushtuar një vëmendje të madhe dhe sot organizon një koncert madhështor në kryeqytet për të festuar me gjithë shqiptarët që i kane besuar gjatë këtyre viteve. Në ‘Digitalb’ kanë pasur fatin të punojnë shumë persona dhe sigurisht që kujtimet për ta janë mjaft të bukura. Julian Deda ka qenë një nga aktorët që ka bashkëpunuar me drejtuesit e kësaj platforme kur ishte pjesë e ‘Top Channel’. Ditën e sotme për të uruar 15-vjetorin e krijimit, Juli ka sjell në mendje disa momente mjaft të bukura nga e shkuara. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të tijën të realizuar 14 vite më parë, kur xhiroheshin reklamat e ‘Digitalb’.

“Urime 15-vjetorin e ‘Digitalb’…! Kjo foto është shkëputur nga reklama e parë e grupit tonë për ‘Digitalb’. U xhirua para 14 vitesh, vetëm një vit pasi u krijua ‘Digitalb’ dhe nga ai moment u prodhuan shumë të tilla për disa vite me radhë. Nuk jam nostalgjik si natyrë, por nuk mund të mos kujtohem për ato vite, në të cilat u puna dhe u krijua pafund, duke i dhuruar shqiptarëve platformën që vërtetë i bashkoi. Respekt për çdonjërin që dha kontributin e tij njerëzor dhe profesional për atë institucion. Gëzuar! P.s ‘Digitalb’…u bot ju…!”, ka shkruar Juli në postimin e saj. Kujtojmë se vite më parë Deda ishte pjesë e trupës së aktorëve të ‘Portokalli’ dhe për këtë arsye shfaqej shpesh me kolegët e tij edhe në reklamat e prodhuara nga ‘Digitalb’. /revistawho.com