• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Në 1-vjetorin e Ajkës, Xhensila publikon pamjet më të veçanta teksa e ka mbajtur në krahë për herë të parë

Ditën e sotme vajza e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut feston 1-vjetorin e saj. Në një moment special si ky, nuk kanë munguar as dedikimet më të ndjera për të nga mami dhe babi. Duke treguar se kanë kaluar periudhën më të bukur të jetës së tyre, Xhensila dhe Besi kanë zbuluar dhe pamjen e plotë të Ajkës, të cilën deri më tani ishin munduar ta mbanin larg syrit të ndjekësve.

Përveç këtyre fotove, këngëtarja ka publikuar pak më parë në ‘Instagram’ një video nga momenti kur e ka marrë vogëlushen për herë të parë në krahë së bashku me partnerin e saj. Nga pamjet e publikuara dallohet se Myrtezaj është përlotur teksa shihte me vëmendje vajzën e vogël. Ndërsa Besi nuk ka hezituar të krijojë menjëherë situata humori duke imituar mimika të ndryshme me Ajkën në krahë.

Pas publikimit të këtyre pamjeve, të shumtë kanë qenë dhe artistë të njohur nga estrada shqiptare, të cilët nuk kanë ngurruar ta urojnë dyshen për ditëlindjen e vajzës së tyre, ndërsa shumë prej fansave i janë gëzuar faktit se tashmë imazhi i Ajkës nuk është një surprizë./revistawho.com