• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndryshime në sezonin e ri televiziv, gazetarja e njohur i bashkohet drejtimit të emisionit “Rreze Dielli”

Emisioni “Rreze Dielli” është një nga programet më të ndjekura gjatë orëve të mëngjesit, i cili këtë sezon pritet të rikthehet me ndryshime të shumta. Suada Daci, gazetarja e njohur e showbiz-it do t’i bashkohet Alban Musës në drejtimin e programit të paradites. Gazetarja e njohur ka më shumë se një dekadë që është pjesë e mediave, por për të kjo do të jetë eksperienca e parë në moderimin e një emisioni televiziv. Megjithatë për shkak të profesionalizmit dhe eksperiencës Suada do të japë më të mirën dhe sigurisht që do t’i dhurojë shumë energji mëngjeseve të shqiptarëve.

“Do të bëj më të mirën përkrah Albanit dhe zonjës Vjollca. Shije të mira gatimi, lajmet më të fundit dhe ekskluzive nga personazhet e njohur shqiptarë dhe plot argëtim”, ka thënë gazetarja për “Shqiptarja.com”. Edhe vetë Albani shprehet se me Suadën do ta ketë shumë më të lehtë punën për të ofruar më të mirën tek teleshikuesit. Suada Daci ka një përvojë të gjatë në media duke punuar gjithmonë në prapaskenat e emisioneve më të njohura si “Takimi i Pasdites” apo “Opinion”. Ndërsa së fundmi ajo ju bashkua emisionit “Klubi i mëngjesit” me Flori Gjinin e Rudi Dedën, dhe punoi si kryeredaktore në sezonin e parë të rubrikës “Be Coffee”.

Tashmë mos harroni që çdo mëngjes ta ktheni televizorin në ekranin e Report Tv për të kaluar mëngjeset tuaja nga ora 8:45 deri në 10:40 në shoqërinë e Suadës dhe Albanit. /revistawho.com