• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndryshe nga postimet e mëparshme, Tristan i dedikon këto fjalë djalit të tij 3-vjeç

Tristan Thompson ka vendosur që të urojë publikisht djalin e tij 3-vjec në llogarinë në ‘Instagram’. Basketbollisti i ka dedikuar atij fjalët më të ëmbla të dashurisë, në një ditë të veçantë si e sotmja.

“Gëzuar ditëlindjen princit tim. Ti je 3-vjeç tashmë dhe unë e kujtoj si të mbajta në krahë kur ti erdhe në jetë e sa fëmijë i mrekullueshëm ishe. Çdo ditë vazhdon të më surprizosh me dashurinë dhe zemrën tënde të madhe. Buzëqeshja jote ndriçon çdo dhomë në të cilën ti ndodhesh. Falenderoj zotin çdo ditë që më zgjodhi mua si babain tënd. Shpresoj që zoti të vazhdojë të bekojë çdo ditë bir, të dua”, ka shkruar Thompson në postimin e tij në ‘Instagram’.

Kujtojmë se prej kohësh sportisti është duke u përpjekur për të rifituar sërish ish-partneren e tij, Khloe Kardashian, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur True./revistawho.com