• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ndryshe nga çdo herë tjetër, Sokol Balla publikon momentet e pushimeve me dy fëmijët e tij

Ndonëse është përpjekur që jetën e tij private ta mbajë larg syrit të mediave, Sokol Balla ka vendosur që së fundmi të publikojë disa pamje nga pushimet pranë fëmijëve të tij. Gazetari i njohur ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa foto ku ka zbuluar se ndodhet në Mal të Zi për të shijuar temperaturat e larta të këtyre ditëve.

Në postimet e ndryshme ai shfaqet pranë vajzës së tij duke u hedhur me parashutë dhe duke bërë xhiro në det me të birin. “Dashuria është në ajër”,- ka shkruar Balla në një prej postimeve të bëra në ‘Instagram’, ku nuk kanë munguar pëlqimet e shumta nga të gjithë ndjekësit etij.

Kujtojmë se Sokol Balla ka qenë i martuar me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballukun me të cilën është divorcuar disa vite më parë dhe nga martesa ka dy fëmijë./revistawho.com